Ndezi zjarr me qëllim hapjen e kullotave, arrestohet në flagrancë 52-vjeçari nga Libohova.

Njoftimi i policise:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, në vijim të punës për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrëvënieve, arrestuan në flagrancë shtetasin Resul Hunda, 52 vjeç, banues në Libohovë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë duke ndezur zjarr në kullotat e fshatit Terihat, Dropull dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme procedurale.