Para pak minutash ka mberritur pergjigja perfundimtare nga kryeqyteti per 65 vjecaren nga Memaliaj te ciles i’u moren analizat me tampon nje dite me pare ne Qendren Spitalore te Memaliajt.

Burime nga NJVKSH te Tepelenes, konfirmojne per Jugulajm.net se 65 vjecarja rezultoi negative ne testin e kryer ne laboratorin e infeksioneve ne kryeqytet. Shenjat e saj prej disa ditesh qe shfaqnin elemente te COVID-19, shtyne inspektoret e NJVKSH te marrin kampione ne tampon per analizim te metejshem.

Rasti i sotem eshte i 11 qe konfirmohet negativ ne Qarkun e Gjirokastres i cili deri me tani eshte teresisht i paprekur me virusin e rrezikshem.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu