Grabiten me dhune dy te moshuar ne Gjirokaster.

Ngjarja ka ndodhur ne oret e para te mengjesit te sotem ne lagjen ”Kodra e Shtufit”.

Kane qene dy grabites te cilet kane hyre nga dritarja e tualetit te baneses ne katin e pare te nje pallati dhe aty kane mbajtur peng per 2 ore çiftin e te moshuarve, deri sa te jepnin te hollat qe kerkonin.

Sipas deshmise se Laze Shehut 78 vjeç, grabitesit i kane keqtrajtuar te shoqen e tij duke tentuar ta mbysnin, nese nuk do te tregonte se ku i kishin fshehur te hollat.

Vete i moshuari Laze Shehu arriti te gjente 180 mije lek te vjetra qe ishte qeraja e baneses, ku jetojne dhe u’a dha keqberesve.

Ne kete momemt dy keqberesit te maskuar kane qelluar me grushta dy pleqte dhe jane larguar duke share.

Menjehere çifti i te moshuarve kane lajmeruar policine e cila eshte gjendur ne vendngjarje.

Sipas burimeve zyrtare deri tani jane shoqeruar ne polici 4 persona si te dyshuar per grabitjen me dhune te çiftit te moshuarve Shehu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu