Nje autoveture ka dale nga rruga duke shkaktuar aksident ne aksin rrugor Tepelene-Gjirokaster.

Aksidenti ka shkaktuar plagosjen e tre personave qe ishin ne bordin e mjetit.

Automjeti tip ‘FORD Focus’ ka qene me shpejtesi dhe ka humbur kontrolli tek ngushtica ne afersi te ktheses per ne fshatin Hormove.

Per fat mjeti ka rene ne nje zone te kontrolluar gati 3 metra, duke shmangur renien ne lume.

Te lenduarit jane derguar me urgjence per ne Spitalin e Gjirokastres ne gjendje paksa te renduar shendetesore, pasi kane demtime dhe shembje ne gjymtyre dhe koke.

Te plagosurit behet me dije se jane nga Tepelena, Skrapari si dhe nje shtetas grek.

Grupi hetimor konstaton paraprakisht se shkaku i aksidentit ka qene lageshtia ne rruge.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu