Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 50-vjeçareje ka ndodhur sot në vendin e quajtur Qafa e Muzinës.

Drejtuesja e mjetit E.B, 50 vjeçe teksa ka qenë duke drejtuar automjetin tip “Hyundai” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga rruga pasi është rrokullisur disa herë.

Si pasojë e aksidentit, 50-vjeçarja me iniciale E. B, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.