Po kulloste bagëtitë, bie në përrua, ndërron jetë 58-vjeçari.

Viktima është identifikuar si Shaban Qoku, banor i fshatit Kalasë i Delvinës, teksa ka rënë nga 15 metra lartësi së bashku me mushkën.

Njoftimi i Policisë:

Delvinë/ Informacion paraprak.

Më datë  29.11.2021,  rreth orës 19:00, në vendin e quajtur Guvel, fshati Tatzat, shtetasi Sh.Q., 58 vjeç, duke kullotur bagëtitë e tij,  dyshohet se aksidentalisht ka rënë në përrua dhe për pasojë  ka ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të  ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu