Inspektoriati Shteteror Shendetesor ne Gjirokaster ka mbyllur aktivitetin e kater bizneseve fason ne Gjirokaster.

Pas nje inspektimi konkret ne terren tek keto biznese, inspektoret e ISHSH kane konstatuar shkelje te protokollit fillestar te distancimit mes punetoreve prej 1.5 metra e nderkohe qe protokolli i ri i vendosur nga qeveria shqiptare e ka rritUr kete distancim me 2 metra.

Ne kushtet kur asnje nga bizneset e prodhimit te veshjeve nuk kishte marre masa per distancim, u ndermor vendimi per mbylljen e aktivitetetit te tyre deri ne plotesimin e kushteve.

Afati qe i’u eshte lene eshte 24 ore dhe ne mungese te permbushjes se tyre, ISHSH do te ndermarre masa te renda administrative.

Me mbylljen e kater bizneseve fason ne Gjirokaster, kane ngelur pa pune afro 500-600 punonjese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu