Prangoset trafikanti i klandestineve me 7 emigrantë të paligjshëm ne bordin e mjetit.  Sekuestrohen automjeti, aparati celular dhe një shumë hollash.

Kane qene specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Policine Vendore Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin Operacional, ku në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, arrestuan në flagrancë Gj. N., 43 vjeç nga Durrësi.

Arrestimi u krye pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin nacional Tepelenë-Gjiirokastër, në Ujiin e ftohtë duke transportuar me automjetin tip “Mercedes”, 7 emigrantë të paligjshëm nga Lindja e Mesme kundrejt 250 euro për person.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, një aparat celular dhe një shumë parash. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.