Nje i ri nga Tepelena, arrestohet pasi u kap me kokainë dhe kanabis sativa.
Burimet zyrtare nga Poliia e Tepelenes, konfirmojne se kane qene specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër ata qe arrestuan në flagrancë E. C. 27 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan te Tepelenës.
Arrestimi i të riut u ndërmor pasi, në hyrje te Gjirokastres ku njihet me emrin “Ura e Lumit”, gjatë kontrollit që ushtruan shërbimet e policisë në automjetin e tij, zbuluan 5.5 gr. kokainë.
Gjithashtu, nga kontrolli i kryer në banesën e këtij shtetasi u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu