Nje kamion i ngarkuar me kanabis, eshte kapur nga forcat e Policise se Janines ne te hyre te fshatit Kallpaq, pak kilometra nga kufiri greko-shqiptar.
Burimet zyrtare nga Policia e Janines, qe i referohet Jugulajm.net, bejne te ditur se jane arrestuar transportuesit e mallit narkotik te cilet jane te dy nga Gjirokastra. Mesohet sipas burimeve se kamionet momentin e ndalimit nga Policia Greke, kane qene te parkuar pasi metoda qe kishin zgjedhur transportuesit ishte qe te ndanin ne menyre te barabarte peshen e mallit ne te dy mjetet qe drejtoheshin nga dy gjirokastritet. Kamioni qe kishte karroceri kishte marre mallin e ardhur nga Shqiperia, ndersa kamioni tjeter ishte shoqerues dhe kishte per qellim marrjen e gjysmes se ngarkeses totale prej 115 kg kanabis.
Policia greke sapo ka konfirmuar ne baze te deshmive te vete te te arrestuarve, se mallin narkotik e kishin marre nga kufiri i gjelber shqiptar permes kafsheve dhe tre transportuesve rome. Keta te fundit jane paguar me nga 50 euro vetem per transportin qe e kishin marre mallin nga Shqiperia prej kufirit te gjelber shume larg Kakavijes dhe e kishin depertuar ne thellesi te territorit grek.
Aty dy shoferet e kishin depozituar ne brendesi te kamionit.
Jugulajm.net referuar informacioneve te sigurta zyrtare, konfirmon emrat e te arrestuarve te cilet per arsye hetimi i percjell me iniciale.
Ata jane S.D 30 vjec nga qyteti i Gjirokastres dhe B.K. 60 vjec nga Dropulli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu