Policia Kufitare e Gjirokastres, kap nje tjeter person te shumekerkuar.
Behet fjale per 47 vjecarin Edmond Kaceli i shpallur në kërkim për veprën penale te kultivimit te bimëve narkotike te kryer në bashkëpunim. Kane qene shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare te Kakavijes te cilat mundesuan kapjen e 47 vjecarit nga Kruja diten e sotme.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Krujë, në kuadër të operacionit policor antikanabis të koduar “Agimi”, pasi dyshohet se në bashkëpunim me tetë persona te tjere ka kultivuar bimë narkotike në fshatin Nikël te Krujës.
Kaceli i’u dorrëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, për procedura të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu