Pas 4 muajsh pa drejtrues DRSHTRR Gjirokastër, sot është mësuar emri i ri (i vjetër) që do të jetë në krye të këtij institucioni jo pak të rëndësishëm. Ai vjen nga Zyra Rajonale e Punës ku deri më sot e ka mbajtur këtë post të prej tetorit të 2013.

Eduart Pesha prej ditës së sotme do të jetë kreu i ri i DRSHTRR Gjirokastër duke zëvendësuar postin e lënë vakant prej tre muajsh nga Clirim Puto pasi ky i fundit u thirr nga Flamur Golemi për të qenë zëvendësi i tij në Bashkinë e Gjirokastrës.

Ka qenë një emërim rrufe prej deputetit te PS Bledi Cuci që në krye të këtij institucioni të vendoste Eduart Peshën eksponent i hershëm i PS.

Per kete post luftonte mjaft Arben Gushi themelues i PS ne Gjirokaster dhe kontributor financiar prej vitesh, si dhe kerkonte rikthim edhe ish kreu i ketij institucioni Dino Selimi i cili mesa duket e ka pasur te veshtire.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu