Tubimi i sotem ne sheshin “Cerciz Topulli” organizuar nga disa shoqata patriotike qe kerkonin shpalljen te padeshirueshem te konsullit grek te Gjirokastres Lambros Kakkisis, u pasua me nje gjobe te majme karshi organizatoreve.

Burimet nga Inspektoriati Shteteror Shendetesor ne Gjirokaster, konfirmojne per Jugulajm.net se nisur nga mos respektimi i distances i konstatuar me prova nga inspektoret e ISHSH ne tubimin e sotem proteste, ISHSH para pak minutash ka gjobitur me 50 milione lek organizatoret e ketij eventi protestues.

Fleta e gjobes i’u eshte dorrezuar tre prej organizatoreve te ketij tubimi fill pasi kane deklaruar perfundimin e protestes. Per Jugulajm.net kreu i ISHSH Gjirokaster Edi Sinojmeri spegon se grumbullimi i njerezve dhe mosrespektimi i distances gjate protestes se sotme, mungesa e masave mbrojtese ndaj COVID-19, bie ndesh me aktin normativ te qeverise shqiptare dhe si i tille ndeshkohet me gjobe. Nuk do te kete toleranca te tilla qe cenojne sigurine e njerezve-shprehet Sinojmeri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu