20 urdhër arreste janë firmosur nga gjykata për inceneratorët! SPAK dhe policia është duke zhvilluar operacionin për prangosjen e tyre Report Tv mëson se bëhet fjalë për zyrtarë dhe biznesmenë, që kanë lidhje me inceneratorët e Elbasanit dhe të Fierit.

Nga 20 urdhër arrestet 12 janë masa sigurie ‘arrest me burg’ nga të cilat 7 janë ekzekutuar dhe 5 të tjerë janë në kërkim! Ndërkohë që 8 janë masa sigurie në gjendje të lirë.

Mes të arrestuarve janë:

Florian Muça kreu i Albpetrol. Muca ka qene në komisionin e prokurimit te inceneratorit të Fierit.

Loran Dusha, Administrator i Inceneratorit të Fierit, që është në pronësi të “Integrated Technology Services”.

Kujtojmë se prej muajsh në SPAK vijojnë hetimet për çështjen e inceneratorëve pas denoncimeve të ardhura nga forcat politike të opozitës.

I akuzuar për përvetësimin përmes korrupsionit të 3.7 milionë euro në burg për këtë çështje është ish-ministri i Mjedisit Lefter koka ndërkohë që janë marrë në pyetje nga SPAK për orë me radhë dhe kryetari i bashkisë së Fierit Armando Subashi si dhe deputeti socialist Alqi Bllako.