Vihet në pranga një 23-vjeçar për kultivim kanabisi.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Iliras në Bashkinë Memaliaj kur forcat e Policisë së Tepelenës përmes një aksioni blic, arritën të zbulojnë një sasi kanabisi prej 3 kg.

Burimet zyrtare konfirmojnë se 23 vjecari M.K banor i Ilirasit është arrestuar menjëherë.

Arrestimi i tij u krye pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan 3 kg cannabis sativa në proces tharjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë Gjirokastër ndërkohë ndaj 23 vjecarit rëndon vepra penale e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu