Një 35-vjeçar me iniciale A.M. nga fshati Nikollarë i Skraparit është vënë në prangat e policisë pasi u kap me një armë zjarri tip pushkë 20, një armë gjahu pa leje, fishekë dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa rreth 2 kg.

Ai u vu në prangat e Policisë së Përmetit, pas informacioneve nga banorët e zonës. Materialet i kaluan Prokurorisë Përmet, për hetime të mëtejshme, nderkohe qe ndaj skraparlliut rendojne veprat penale te mbajtjes pa leje te armëve luftarake dhe municioneve, prodhim dhe shitja te lëndëve narkotike dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu