Informacionet e fundit nga Pika Kufitare e Kakavijes bejne me dije se ne 24 oret e fundit, kane hyre 136 shtetas shqiptare prej te cileve 78 kembesore dhe pjesa e ngelur shofere kamionash qe qarkullojne me mallra ushqimore.

Shtetasit shqiptare kane ardhur permes mjeteve taksi nga Greqia deri ne Piken Kufitare te Kakavijes. Ata pasi kane nenshkruar nje deklarate dhe kaluar kontrollin mjekesor tek inspektoret e Njesise Vendore te Kundesit Shendetesor, kane dhene garanci se do te kalonin ne vetkarantinim te plote ne ambjente shtepiake. Nga te dhenat qe ata deklaruan ne formular, nuk behej me dije qe te kishin nje histori udhetimi ne Itali, Spanje apo zona te tjera te prekura nga Coronavirusi.

Nderkaq Greqia, nuk lejon asnje shtetas shqiptar te hyje ne territorin e saj vecse banoret minoritare te pajisur me leternjoftimi grek.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu