Një aksident ka ndodhur në në aksin rrugor Himarë–Dhërmi, në vendin e quajtur “Kthesa e Vishës”, ku ka dalë nga rruga një autobot.

Sipas njoftimit të policisë, është plagosur drejtuesi i autobotit shtetasi me iniciale R. Dh., rreth 60 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Himarës, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policise:

Më datë 29.05.2022, rreth orës  11:45, në aksin rrugor Himarë–Dhërmi, në vendin e quajtur “Kthesa e Vishës”, ka dalë nga rruga autoboti me drejtues shtetasin R. Dh., rreth 60 vjeç,  e për pasojë është dëmtuar drejtuesi i autobotit, i cili ndodhet në Spitalin e Himarës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.