Greqia duket se e ka marre seriozisht refuzimin e shqiptareve per te hyre ne territorin e vet javen e ardhshme. Nje anetar i qeverise greke sot ka deklaruar, se Greqia nuk eshte ende gati te çele kufijte tokesore me Shqiperine me daten 1 korrik ashtu sic ishte paralajmeruar.

Ministri grek i Mbrojtjes Sociale Nikos Hordhalias e ka bere kete deklarate te papritur sot ne oret e drekes ne Janinë, ku ndodhej per nje inspektim ne aeroportin e ketij qyteti.

Sipas tij shtyrja e hapjes se kifijve tokesore me Shqiperine, ka te beje me marrjen e metejshme te masave per te mbrojtur vendin nga Covid-19, pas rasteve te fundit te shfaqura ne Shqiperi.

Kjo eshte hera e dyte qe autoritetet e vendit fqinj kane shtyre celjen e kifijve tokesore me Shqiperine, pas asaj qe ishte planifikiar me 15 qershor dhe tani me 1 korrik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu