Autoritetet greke lejojnë hyrjen e shqiptarëve përmes Kakavijes, por më parë ata që duan të shkojnë në Greqi, duhet të plotësojnë kushtet e vendosura nga shteti fqinj.

Sipas njoftimit zyrtar të bërë nga autoritetet policore greke, në zbatim të vendimit të qeverisë greke të datës 28 qershor 2020, kufiri tokësor nga Pika e Kalimit Kufirit në Kakavije do të hapet më datë 01 Korrik 2020.

Shtetasit shqiptarë jo rezidentë në Greqi që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Greqisë duhet që brenda 48 deri 72 orë para udhëtimit të plotësojne online formularin PFL (Passenger Locator Form) në adresën zyrtare në linkun: https://travel.gov.gr/#/

Pas plotësimit të formularit online secili qytetar do të marrë ne e-mail një konfirmim me nje barcode të cilin do ta paraqesë para autoriteteve në pikën hyrëse të kalimit në Greqi.

Në rast se një qytetar nuk disponon konfirmimin me barcode, nuk do të lejohet të kalojë kufirin.

Testimi për COVID-19 do të kryhet me përzgjedhje algoritmike dhe shtetasit që do i nënshtrohen testimit do të izolohen në adresën e deklaruar prej tyre deri në daljen e rezultatit. Në rast se qytetari rezulton pozitiv me COVID-19 do të karantinohet për 14 ditë në adresën e deklaruar.

Gjithashtu automjete lejohen me targa të shtetit grek dhe shqiptar.

Lëvizja e automjeteve të transportit të mallrave vazhdon normalisht si në hyrje edhe në dalje

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu