Bllokohet serish Kakavija Greke.
Doganieret greke ne Kakavije, do te pezullojne punen 24 ore rresht si pasoje e nje greve qe do te ndermarrin diten e neserme dt 17 shkurt.
Per kete nisme, autoritetet e Policisë Greke, kane informuar homologet shqiptare te Kakavijes ku sqarojne se pezullimi i procedurave doganore nga ana greke do te nise neser datë 17 shkurt ora lokale greke 07:00 dhe do te zgjase 24 ore.
Gjatë këtij harku kohor, si në hyrje dhe në dalje të doganës greke, nuk do të lejohet kalimi i automjeteve si motoçikleta, autovetura, furgonë që transportojnë qytetarë dhe kamionët që transportojnë mallra.
Përjashtim do të ketë vetëm për udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla, medikamente dhe automjetet për raste emergjente.
Nderkaq Policia Kufitare e Kakavijes, i’u bën thirrje të gjithë qytetarëve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që gjatë këtij harku kohor, të shmangin udhëtimin në drejtim të kësaj pike kalimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu