Gjykata e Faktit ne Gjirokaster, ka vendosur masen e arrestit 40 ditor ne ngarkim te Kleanthi Laçit, mesuesit te akuzuar per ngacmim seksual ndaj te miturve.

Gjykatesja Suela Dashi, eshte njohur me ngjarjen permes prokurores Edlira Manelli, e cila nga ana e saj ka kerkuar burg pa afat per mesuesin e edukimit fizik ne shkollen 9-vjeçare “Avni Rustemi” ne qytetin e Tepelenes.

Nga ana e tij mesuesi ka mohuar te kete ngacmuar seksualisht nxeneset e tij.

Pas paraqitjes se provave, gjykatesja Suela Dashi ka dhene vendinin me 40 dite paraburgim ndaj Kleanthi Laçit, i cili kete denim do ta vuaje fill pasi te dale nga spitali rajonal i Gjirokastres, nga ku dhe kurohet pas dhunes se ushtruar ndaj tij te dielen e kaluar prej vellait te njeres minorene te pretenduara se eshte ngacmuar seksualisht prej mesuesit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu