Nje banese eshte djegur ne lagjen “Zinxhira” te Gjirokastres.

Behet me dije se ka vetem deme materiale.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 09:45, jemi njoftuar se në lagjen “Zinxhira”, Gjirokastër, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit K. H., i cili jeton në Greqi.

Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.