Nje 58-vjeçar eshte prangosur nga uniformat blu te Gjirokastres, pasi eshte kapur ne flagrance duke ushtruar dhune ndaj kunates.

Njoftimi i policise:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 58 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij (bashkëshortes së vëllait), shtetases K. B.

Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasit B. B. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhuna në familje”.