Ne Gjirokaster eshte arrestuar nje 32 vjecar, pasi u kap ne flagrance me nje sasi droge.

Njoftimi i policise:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin H. M., 32 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në vendin e quajtur “Blloku i furrave”, Gjirokastër, gjatë kontrolli fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.