Nje grua kafshohet nga qeni i rruges, ku si pasoje e plageve te marra eshte derguar me urgjence per ne Spitalin Infektiv Tiranes.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash ne lagjen ”PALORTO” ne qytetin e Gjirokastres, ku 47 vjecarja Vali.D. eshte sulmuar nga nje qen rruge, cka i ka shkaktuar asaj plage serioze ne te dy duart.

Agresiviteti i qenit ka bere qe gruaja te demtohet ne kapilaret e venave te gjakut ne te dy gjymtyret.

Gjendja shendetesore e gruas vleresohet si kritike, ndaj dhe eshte nisur urgjentisht me autoambulance drejt Tiranes.