Policia e Gjirokastres ka liruar para pak minutave dy prej personave te arrestuar per moskallzim krimi per vrasjen e 35 vjecarit Gjergj Almasi mbremjen e kaluar ne lagjen ‘Zinxhira’.

Burimet zyrtare konfirmojne per Jugulajm.net, se para 30 minutash jane liruar Niko Xhihani 16 vjeç dhe Vasil Mehmeti 14 vjeç per shkak te moshes.

Te dy minorenet do te ndiqen penalisht ne gjendje te lire nga organi i akuzes se Gjirokastres.

Momentalisht ne qeli ndodhet i akuzuari kryesor per vrasjen e Almasit, Paris Xhihani si dhe Andon Ahmeti per moskallzim krimi.

Ngjarja ndodhi mbremjen e djeshme ne lagjen Zinxhira ne qytetin e Gjirokastres.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu