Nje adoleshent 16-vjeçar nga Afganistani, i cili ishte strehuar ne nje Qender Sociale ne Gjirokaster, eshte larguar prej saj.

Nderkohe qe Policia e Shtetit eshte vene ne kerkim te tij.

Njoftimi i policisë:

Në datën 04.05.2022, shtetasi E. D., banues në Gjirokastër, me detyrë kujdestar në Qendrën e Dhunës në Familje, ka bërë kallëzim se shtetasi M. N., 16 vjeç, banues në Afganistan, i akomoduar në këtë qendër që prej datës 24.04.2022, është larguar nga qendra dhe nuk është kthyer më.

Shërbimet e Policisë po punojnë për gjetjen e shtetasit M. N.