Aksident i rende ne aksin nacional Gjirokaster-Tepelene ne vendin e quajtur Ura e Subashit afer kufirit administrativ mes Gjirokastres dhe Tepelenes.

Mesohet se ka te lenduar rende. Autoambulanca ka shkuar ne vendngjarje.

Ne aksidentin rrugor jane perfshire automjetet tip “Audi”, “Volkswagen” dhe “Ford”, automjeti tip “Ford” pas përplasjes ka dalë nga rruga. Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Ford” dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, të cilët u transportuan për në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.