Nje 55 vjecar nga qyteti i Memaliajt, eshte gjendur i pajete para pak minutash ne banesen e tij ne lagjen Nr.1 ne qytetin e Memaliajt.

Lajmi konfirmohet per Jugulajm.net nga Qendra Shendetesore ne kete qytet. Kane qene komshinjte e te ndjerit te cilet kane gjetur te vdekur trupin e 55 vjecarit Leonidha Duka banor i Memaliajt. Nje dite me pare, Duka u shtrua ne gjendje te perkeqesuar ne Qendren Shendetesore ne Memaliaj pasi ra ne shesh pa ndjenja, nje lajm ky qe u publikua edhe nga Jugulajm.net dhe cka shtoi dyshimet per prekje te mundshme te tij me Coronavirus.

Ne Memaliaj, pritet te mberrije nje grup ekspertesh per te marre kampion gjaku te te ndjerit Duka me qellim analizimin e tij ne kryeqytet nese vdekja e tij ka lidhje me COVID-19 apo ka qene per shkaqe te tjera shendetesore.

Leonidha Duka 55 vjecar, jetonte i vetem ne banese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu