Ne karantine dhe pa energji elektrike.
Qe prej ores 16:00 te dites se sotme, banoret e fshatrave te Tepelenes, po vuajne mungesen e energjise elektrike. Behet fjale per fshatrat Anevjose, Toc i Ri, Dhemblan, Matohasanaj, Sinanaj. Banoret e ketyre fshatrave shume here jane ankuar per defekte qe ndodhin ne linjen percjellese te rrymes elektrike por deri me tani OSHEE duket se ka qendruar indiferente karshi apelimit te banoreve.
Kjo situate perseritet gjithmone dhe aq me keq qe ndodh edhe sot kur karantinimi ne kushtet e Coronavirusit, i le pak mundesi njerezit te gjejne mundesi te tjera per te siguruar rryme elektrike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu