Nje zjarr ne fshatin Kalivaç Bashkia Memaliaj, po shkrumbon momentalisht drure frutore dhe ullishte.

Ne vendngjarje kane shkuar forcat zjarrefikese te Tepelenes dhe Memaliajt te cilat po luftojne me flaket agresive.

Furia e zjarrit ka perpire dhe kabinen elektrike qe furnizon fshatin me energji dhe zonen perreth duke lene ne erresire banoret e zones.

Sipas perrllogaritjeve te deritashme, behet fjale se demi eshte i madh pasi jane djegur gati 50 drure frutore dhe ullishte.

Zjarri po i afrohej banesave por nderhytja emergjente e zjarrefikesve te Memaliajt, ka shmangur tragjedine.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu