kakvije policia

Policia Kufitare ne Kakavije sekuestron ilaçe kontrabande nga Greqia.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, kanë zbuluar saaine e ilaçeve kontrabande në kamionin që drejtohej Dorian Koço.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me shërbimet doganore dhe shërbimet e Frontex-it, gjetën të fshehura në kabinën e kamionit kater qese, brenda të cilave kishte medikamente mjekësore (ilaçe) me vlerë totale 2 200 euro, të pa shoqëruara me dokumentacionin përkatës.

Pas veprimeve të kryera hetimore, specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në Policine e Gjirokastrës, arrestuan në flagrancë shtetasin Dorian Koçon 30 vjeç, nga Fieri.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë Gjirokastër, për veprën penale te kontrabandes me mallra të licencuar.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu