Ndodhi edhe kjo!

Sot në orën 10:00 mbi 33 mijë maturantë i janë nënshtruar provimeve të maturës shtetërore me zgjedhje.

Pa kaluar 10 minuta nga nisja e provimeve, teza e Biologjisë dhe Fizikës, po qarkullon nëpër rrjete sociale dhe media.

Ende nuk dihet se kush e ka shpërndarë por vlen të thuhet, se kjo nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë.

Në vitet e mëparshme ka patur shumë raste të publikimit të tezave fill pas nisjes së orarit zyrtar.