Një 30-vjeçar i identifikuar si Albano Velo, nga Kelcyra është arrestuar si autori i vrasjes së Edmond Papës.

Ndërkohë është shpallur në kërkim bashkëautori A. B., 44 vjeç, banues në Tiranë. Velo mund të ketë qenë bashkëautor dhe organizator i vrasjes, bëjnë me dije burimet e lajmeve.

Autorët e kanë ndjekur për disa ditë Edmond Papën, para dhe ditën e ngjarjes deri në realizimin e krimit pranë një lokali. Policia ka gjetur dhe sekuestruar automjetin tip “Audi” të përdorur nga autorët e dyshuar para dhe pas ngjarjes, pamje filmike dhe 3 aparate celular.

“Në kuadër të operacionit policor të koduar “EAGLE EYES”  u bë ndalimi i shtetasit: A. V. 30 vjeç, lindur në Këlcyrë Permet dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” .

Si dhe shpallja në kërkim e bashkëautorit, shtetasi A. B., 44 vjeç, banues në Tiranë”, njofton policia.