Emigranteve te karantinuar ne nje prej hoteleve te Gjirokastres, po i’u soset durimi.

Kane kater dite qe gjenden nen karantinim dhe cfare eshte me e keqja, atyre nuk i’u serviret ushqim nga shteti vecse akomodim ne hotel ndersa ushqimin, e sigurojne nga xhepi i tyre. Ato te holla qe kishin me vete, i kane konsumuar gjate rruges dhe qendrimit ne Kakavije, ndersa ne dy ditet e fundit, ushqimi i tyre eshte preshi, qepa ndonje konserve turshie si dhe buke.

Ne shume raste ata porosisin ushtaret qe ruajne hotelin per te siguruar ushqimin. Asnje gazetar nuk i’u eshte lejuar te komunikojne vecse me telefonata. Jugulajm.net ka kontaktuar me tre prej emigranteve te cilet jane shprehur se po jetojne ne kushte te mira hotelerike, por jane te pa trajtuar me ushqim.

“Po hame vetem presh me buke dhe ndonje konserve peshku apo turshie dhe kjo ne dreke dhe ne darke se ne mengjes nuk kemi se cfare te konsumojme-shprehen ata. Durimi njeh nje kufi dhe nese nuk na ofrohet ushqim cilesor nga shteti, atehere do largohemi nga hoteli dhe ska Zot qe na ndalon per te shkuar ne banesat tona sepse edhe aty e bejme karantinimin”-shprehen ata per Jugulajm.net

Kujtojme se te gjithe emigrantet shqiptare qe kane ardhur nga Greqia ditet e fundit, kane rezultuar negativ ne testet e kryera per COVID-19.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu