Sapo ka mberritur pergjigja e analizes se pacientes 54 vjecare te shtruar ne gjendje te rende ne Spitalin e Permetit dy dite me pare me probleme ne rruget e frymemarrjes.

Nje dite me pare asaj i eshte marre kampion ne tampon dhe per te vertetuar nese ishte rast i ri me COVID-19. Para pak minutash ka mberritur pergjigja per gruan 54 vjecare nga fshati Carcove e cila ndodhet ne reanimacion ne Spitalin e Permetit. Sipas analizave laboratorike, ajo rezulton negative ne testin e kryer ne kryeqytet cka largon friken edhe per personat e tjere qe ka pasur ajo kontakt ne fshat.

Rasti i sotem eshte i shtati qe shenohet ne Qarkun e Gjirokastres ne analzat qe jane kryer pas dyshimeve me Coronavirus. Rrjedhimisht Qarku i Gjirokastres deri ne keto momente eshte i paster nga Coronavirusi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu