Ne oret e drekes se sotme, inspektoret e NJVKSH te Tepelenes, kane marre kampione te sekrecionit ne tampon, tek nje 65 vjecare banore ne qytetin e Memaliajt. Jugulajm.net meson se behet fjale per nje grua e cila nuk ka histori udhetimi ne zonat e prekura brenda Shqiperise apo te kete qene me udhetime jashte vendit ne shtetet qe figurojne ne harten e prekshmerise se larte nga COVID-19.

Behet e ditur se 65 vjecarja kishte shfaqur probleme serioze ne rruget frymemarrjes, kolle dhe temperature te larte. Ne alarm jane vene inspektoret e NJVKSH ne Tepelene te cilet kane mberritur ne Memaliaj dhe ne Qendren Spitalore kane marre kampione ne tampon duke e derguar me urgjence per verifikim ne kryeqytet.

Neser do te mesohet nese 65 vjecarja eshte e prekur nga virusi apo ka gjendje kalimtare virusale stinore. Gjithesesi ky eshte rasti i 11 dyshues ne Qarkun e Gjirokastres gjate tre javeve te fundit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu