Gjirokastra po reziston ndaj Covid-19 dhe duket se masat vetizoluese te qytetareve kane dhene efekte pozitive.

Mirepo nuk perjashtohet asnje rast dyshues. Para pak minutash, u jane marre kampionet dy qytetareve nga Gjirokastra te cilet kishin shfaqur dyshime nga prekja prej virusit te rrezikshem. Jugulajm.net meson se behet fjale per nje 32 vjecare dhe nje 20 vjecare. E para eshte grua e cila kishte shfaqur kolle te thate dhe temperature trupore 38 grade pasi u vizitua ne ambulancen e lagjes “18 Shtatori”, ndersa e dyta eshte nje studente qe ka ardhur nga Italia. Kjo e fundit nuk shfaqte shenja emergjente per Covid-19, por gjithesesi inspektoret e Njesise Vendore te Kujdesit Shendetesor, i moren analizat per verifikim.

Te dy rastet jane shenuar ne lagjen “18 Shtatori” ne Gjirokaster dhe pritet qe ne oret e mbremjes te mberrijne nga kryeqyteti perfundimet e analizave. Ne javen e fundit, jane testuar 7 raste ne te gjithe Qarkun e Gjirokastres dhe fatmiresisht kane rezultuar negative.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu