Dy autobuze me shtetas shqiptare jane bllokuar nga Policia Greke ne Janine.

Burime te sigurta, konfirmojne per Jugulajm.net se autobuzet jane bllokuar per te avancuar drejt Pikes Kufitare te Kakavijes qe ne oret e para te menjesit te sotem me saktesisht ne oren 01:30. Sic bejne te ditura burimet nga Janina, policia greke ka frenuar udhetimin drejt Shqiperise se 100 shtetasve shqiptare te cilet ishin nisur nga Athina me destinacionin final Kakavijen. Mirepo policia greke ka ndaluar rrugetimin te tyre me pretendimin se ata nuk ishin pajisur me leje qarkullimi dhe aq me shume per te levizur ne drejtim te Shqiperise.

Qeveria shqiptare ka apeluar tek shtatsit shqiptare me banim rezident ne Greqi se duhet te pajisen me leje paraprake nga autoritetet diplomatike dhe konsullore shqiptare ne Greqi dhe te tregojne arsyen bindese drejt kthimit ne atdhe. Kujtojme se nje dite me pare jane lejuar te hyjne ne Shqiperi, 30 shtetas shqiptare nga 40 te tille shumica te mitur, gra shtatzena dhe te semure te cilet gjendeshin te izoluar ne pjeen shqiptare te Kakavijes. Qeveria shqiptare ndermerr keto masa per t’i paraprire nje fluksi te madh te shqiptareve me banim ne Greqi drejt Shqiperise.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu