Situate kritike e zjarreve ne Dropull.

Flaket po avancojne drejt zonave te banuara.

Burime nga vendngjarja konfirmojne, se era e forte ka avancuar flaket qe po depertojne ne afersi te oborreve te banesave ne tre fshatra te Dropullit.

Zjarri eshte gati 100 metra larg zones se banuar ne fshatrat Lugar dhe Gorricë.

Forcat zjarrefikese dhe banoret e ketyre fshatrave si dhe vullnetare te zones po punojne me intensitet per shuarjen e flakeve.

Nderkohe pas mungeses se helikopterit nga Tirana eshte kerkuar ndihme nga Greqia, ku pritet te mberrije nje helikopter per te shuar zjarret qe mos t’u afrohen banesave.