Tre persona janë arrestuar dhe një shtetas kolumbian është shpallur në kërkim në kuadër të operacionit anti-drogë, ku u gjet laborator kokainë në zonën e Fratarit në Fier.

Në pranga kanë rënë Viktor Çervenaku, ish-kryekomunari i PS-së , Demilson Çervenaku i biri dhe Enxhi Ferhati e fejuara e këtij të fundit. Në kërkim është shpallur shtetasi nga Kolumbia, Zaimir Rodriguez.

Lënda narkotike me origjinë nga Kolumbi fshihej në thasët me pleh kimik, të cilët ishin porositur nga një kompani që rezulton e regjistruar në emër të Zenel Çervenakut.

Lënda narkotike futej në vendin tonë nëpërmjet Malit të Zi. Operacioni anti-drogë u realizua nga SPAK, DEA amerikane dhe policia malazeze, ndërsa u sekuestruan rreth 600 thasë të plehrave kimikë ku fshihej lënda narkotike.