Bledi Cuci kryesuesi i listes se deputeteve te PS ne Qarkun e Gjirokastres sot pritet te shkarkohet nga posti i ministrit te bujqesise.

Mësohet emri i personit që do të emërohet ne vend te tij megjithëse jozyrtarisht. Burime të Jugulajm.net bëjnë të ditur se, sot pritet largimi i Çuçit nga Ministër i Bujqësisë dhe në vend të tij, do të emërohet Drejtoresha aktuale e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (Agjencia e Pagesave), Frida Krifca.

Krifca e mbante këtë post që prej 19 korrikut të vitit 2017, kohë kur kryeministri Rama largoi nga detyra Drejtorin teknik, i emëruar aty nga PD. Krifca njihet si njeri i besuar i Kryeministrit Rama, madje, megjithëse epror direkt ne hierarki, thuhet se nuk dëgjonte shumë porositë apo detyrat e dhëna nga ministri i Bujqësisë. Ky i fundit, sipas të njëjtave burime, përflitet se mund të marrë postin e Ministrit të Drejtësisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu