Ministri grek i Mbrojtjes së qytetarit Takis Theodhorikakos ka deklaruar pak më parë se është arrestuar përdhunuesi shqiptar 45 vjeç që ishte larguar në Shqipëri natën e 27 tetorit.

Sipas tij ai ndodhet në duart e policisë greke ps një bashkëpunimi të shkëlqyer me organet shqiptare të Rendit.

Theodhorikakos e ka bërë me dije lajmin me një
Njoftim në twitter ku shkruan: Muaj të mbarë.

Pas një hetimi metodik dhe identifikimit të autorit dhe me bashkëpunim të shkëlqyer me organet e sigurisë shqiptare, autori i dyshuar i përdhunimit të gruas në Paleo Faliro ndodhet nën prangat e Policisë Greke.

Ai do të dalë para drejtësisë greke për veprimet e tij, çnjerëzore dhe kriminale.

Sipas informacioneve që publikohen në shtypin grek ministri grek Takis Theodorikakos ka biseduar tre herë me homologun e tij shqiptar ditën e djeshme, duke kërkuar që të intensifikohen procedurat për gjetjen dhe dorëzimin e 45-vjeçarit tek autoritetet greke.

Sipas të njëjtave informacione, autoritetet shqiptare e kanë identifikuar 45-vjeçarin nga shenja e gishtit të celularit dhe pasi e kanë arrestuar, në orën 2 të mëngjesit të sotëm ia kanë dorëzuar efektivëve të policisë greke.

45-vjeçari, i cili tashmë është transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Athinë, pritet të dërgohet në prokurori.