Aksident automobilistik ne Kelcyre.

Rreth orës 20:50, në rrugën rurale të fshatit Gur, Këlcyrë, mjeti tip “Opel”, me drejtues K. J., 30 vjeç, banues në fshatin Gur, ka aksidentuar Y. Sh., 14 vjeç.

Drejtuesi i mjetit i gjendur nen panik pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes duke braktisur automjetin.

Ndersa 14 vjecari po merr ndihmën mjekësore në Spitalin e Këlcyrës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për kapjen e drejtuesit të automjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.