Aksident në Krahës te Memaliajt, goditet këmbësori 87 vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur nje ore me pare në aksin nacional Mallakastër-Memaliaj, në fshatin Krahës, në vendin e quajtur “Kthesa e Kalivaçit”, ku  V. K., banues në fshatin Peshtan, Tepelenë, duke drejtuar automjetin tip “Mitsubishi” ka perplasur Q.H. 87 vjecar nga fshati Kalivaç.

Goditjes se rrufeshme nuk i kane shpetuar as tre mjetet e parkuar duke shkaktuar veçse deme materiale. I moshuari eshte derguar ne spital dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten.

Nga shërbimet e Policisë Rrugore është shoqëruar drejtuesi i mjetit, shtetasi V. K. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.