Para disa minutash në aksin rrugor Memaliaj-Tepelenë ka ndodhur nje aksident.

Saktesisht në hyrjen e qytetit të Tepelenës, janë përplasur automjeti tip furgon me drejtues shtetasin turk O. K., 37 vjeç, me automjetin tip “Benz” me drejtues S. Ç., 31 vjeç, banues në Tepelenë.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar pasagjeri i automjetit tip furgon, shtetasi turk Y. K. dhe dy pasagjeret e automjetit tip “Benz”, shtetaset E. L. dhe V. Ç., të cilët janë transportuar për të marrë ndihmën mjekësore në spitalin Rajonal Gjirokastër.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu