Aksident automobilistik ne Këlcyrë, shoferi del nga rruga.

Para pak minutash në rrugën rurale të fshatit Kumarak, automjeti tip “Mercedez-Benz”, me drejtues B. H., nga fshati Shalës,-Tepelenë, ka dalë nga rruga.

Për pasojë ai është dëmtuar si dhe 3 pasagjerët që ndodheshin në automjet, të cilët po transportohen në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.