Shoferët që nuk paguajnë gjobat brenda 30 ditëve, do u bllokohet mjeti deri në momentin që do ta shlyejnë atë.

Në nje interviste Shefi i Sigurisë Rrugore, Skënder Ismaili, shpjegon se kjo nismë është në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor.

“Secili person që kapet dhe ndëshkohet me një masë administrative, ai duhet ta likuidojë brenda afateve të caktuara. Dhe kush nuk e likuidon brenda 30 ditëve, nëse ai kapet në qarkullim behët ndalimi administrativ i mjetit dhe çdo person që ka një ose më shumë gjoba, në rast se nuk i likuidon nuk i ofrohet shërbim në Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor”, tha për Abc shefi i Sigurisë Rrugore, Skënder Ismaili.