Dy arsimtaret te cilet humben jeten tragjikisht ne nje aksident automobilistik ne afersi te Mogilave ne Memaliaj, Leonard Sako 43 vjec dhe Orinda Hoxha 36 vjece, ishin banore te qytetit te Memaliaj.

Ata punonin ne shkollen 9-vjecare ne fshatin Krahës ne kufi me rrethin e Mallakastres. Leonardi perdite udhetonte me automjetin e tij me shpenzimet e veta pasi Zyra Arsimore e Tepelenes e rrjedhimisht edhe Ministria e Arsimit, nuk u’a njeh shpenzimet e rruges arsimtareve ketu e 6 vite te shkuara. Nje grup arsimtaresh nga Memaliaj frekuentonin automjetin e vene ne dispozicion nga Leonardi dhe kryenin itinerarin Memaliaj-Krahes-Memaliaj ne te pese ditet e javes.

Leonard Sako ishte i martuar me dy femije. Nderkohe edhe arsimtarja tjeter qe humbi jeten Orinda Hoxha ishte nene e dy femijeve. Humbja e tyre ka tronditur komunitetin e qytetit te Memaliajt. Ceremonia mortore do te organizohet mesditen e neserme ne varrezat e qytetit te Memaliajt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu